Wednesday, November 30, 2022
HomeAktualitetAsgje per festat, Lezha me dekor te vjeter

Asgje per festat, Lezha me dekor te vjeter

-

Dekori i festave të fundvitit në qytetin e Lezhes, reflekton më pak shkëlqim krahasuar me vitet e kaluara. Mungon ajo pasuri dhe shumëllojshmëri elementesh dhe ngjyrash, që i japin kësaj periudhe të vitit dimensionin e duhur dhe simbolikën e plotë të festave. Shkak eshte bere vete bashkia e cila edhe kete vit ka preferuar te perdore zbukurimet e viteve te kalura. Edhe pse tashmë një bashki e madhe, me një buxhet shumë herë më të madh serish pamja qe te ofron Lezha mbetet shume per te deshiruar ne krahasim me qytetet e tjera. Fondi eshte akorduar per nje dekor te ri por parate nuk dihet se ku kane perfunduar.

 

Sikur te mos mjaftonte kjo, materialet qe jane perdorur vitet e kaluara per dekor, nuk I kane rezistuar kohes dhe nje pjese e mire e tyre jane te djeguara por kjo nuk ka shqetesuar bashkine e Lezhes. Ky ështe zbukurimi në qytet për të mos përmendur atë në njësitë vendore të cilat janë lënë totalisht në harresë dhe duket sikur aty nuk ka feste.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts