Sunday, December 4, 2022
HomeAktualitetDelegacioni i bashkise V.Dejes ne Gjermani

Delegacioni i bashkise V.Dejes ne Gjermani

-

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila i shoqëruar nga një staf i lartë i administratës së Bashkisë me pjesmarrjen edhe të këshillit Bashkiak, ka zhvilluar një vizitë në Komunën Frankfurt Oder në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, kreu i Bashkisë Vau Dejës, është pritur nga Kryetari i Komunës Frankfurt Oder, Martin Wilke, i cili është njohur me atë cfarë ofron Bashkia Vau Dejës dhe mundësitë e bashkëpunimit.

 

Gjatë këtij takimi Hila ka evidentuar disa prioriteteve por edhe mundesive te bashkepunimit mes dy  vendeve, Bashkisë Vau Dejës dhe Frankfurt Oder duke u fokusuar tek bashkëpunimi i ngushte për projektet nderkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, drejtues te Bashkisë Vau Dejës kanë parë nga afër edhe laboratorin e mikro elektronikes, nje nga me të mirët në europë. Falë projekteve  të Bashkimit Europian shumë shpejt do të implementohet edhe hapat konkretë të bashkëpunimit ne fushën sociale, në arsim, në shëndetësi, në trainime afat shkurtra, në shërbime komunitare, si dhe në administrim dhe administratë publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts