Në pikën e parë të përbashkët kufitare në Europën juglindore, Sukubinë-Muriqan, këto ditë ka fluks të madh shtetasish dhe mjetesh. E ndërsa gjatë një viti në këtë pikë kalimi kufitar në drejtim të Malit të Zi dhe anasjelltas janë regjistruar një numër record prej 2.1 milion shtetasish. Ndërsa në këtë periudh të fundvitit ka një numër të madh shtetasish të cilët lëvizin në drejtim të vëndit tonë janë kryesisht emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kanë zgjedhur që festat e fundvitit ti kalojnë në atdhe. Kjo pikë kalimi kufitar është kther në portën më të rëndësishme të vëndit tonë që e lidh me Bashkimin Europian në rrugë tokësore. Ndërsa policia e kufirit dhe Migracionit e Shkodrës ka marrë masa shtesë që periudhën e festave të fundvitit për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë pikë kalimi kufitar. E hapur në vitin 2002 kjo pikë kalimi kufitar ishte e projektuar të përballonte mesatarisht në vit rreth gjysëm milion shtetasish ndërsa nga viti në vit lëvizja rritet dhe qarkullimi I mjeteve motorike shtohet.