Tuesday, August 9, 2022
HomeAktualitetDy deshtimet e fundvitit te bashkise

Dy deshtimet e fundvitit te bashkise

-

Miliona lekë të hedhura për hartimin e tij dhe ndonëse u premtua se do të ishte ndër bashkitë e para që do ta miratonte, Shkodra nuk është askund me planin vendor. 5 bashkitë e para e miratuan këtë fundviti, por kryeqendra e veriut është shumë larg këtij hapi dhe ndikim mesohet të kenë patur zvarritjet teknike që edhe vetë bashkia ka bërë në këtë proçes. Kryebashkiakja Ademi duke u kapur pas argumentave, nuk di të thotë se kur ai do të kalojë për miratim dhe gjithë ato përgëzime për grupin hartues të punës, sot janë kthyer në ngërç.

Zvarritjet me planin vendor janë minuse të mëdha, në radhë të parë për qytetarët pasi lejet e ndërtimit janë të bllokuara. Të njëjtat pasoja i vuajnë edhe firmat e ndërtimit, e në tërësi i gjithë qyteti që këto vite po perjeton një staniacion të zhvillimit. Nga ana tjetër bashkia Shkoder jo vetëm ka dështuar në mbajtjen e fjalës, por edhe këtë vit penalizoi qindra turistë me mos-hapjen e zyrave turistike në qytet dhe Theth. Ademi nuk di të thotë një datë se kur ato do të hapen, edhe pse u premtua 2016-ta, e cila ka edhe 48 orë na pershend.

Me të tilla modele bashkia e Shkodres tregon edhe njëherë tjetër se pikat kryesore të zhvillimit i ka ngatërruar me koncertet festive, që në vend të sigurimit të të ardhurave për një qytet, thjesht vetëm i marrin këtij të fundit para.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts