MBI 1 METER KA ARRITUR TRASHESIA E DEBORES NE BJESHKET E NEMUNA, PERTEJ KUFIRIT NE VERMOSH, KU SHTRIHET GUCIA, VUTHAJ DHE PLAVA. PAMJET E DERGUARA EKSKLUZIVISHT PËR TV1 – CHANNEL NGA KJO ZONE TREGOJNE SE GJITHÇKA ESHTE NEN “PUSHTETIN” E DEBORES. KJO SITUATE NUK ESHTE PAPRITUR PËR BANORET E KESAJ ZONE, PASI TE TILLE JANË DIMRAT NE ZEMER TE BJESHKEVE ME LARTESINE MBI 1000 METRA MBI NIVELIN E DETITI. NE NJE FARE MENYRE DEBORA ESHTE E MIREPRITUR PËR BANORET E HAPESIRES SE BJESHKEVE PASI, VEÇ TJETRASH, ZHVILLOJNE SPORTIN E SKIVE, MJAFT I PREFERUAR EDHE PËR TURISTET E HUAJ. NE KETË HAPESIRE PREJ AFRO 550 KM KATERORE, JANË TE SHUMTA PISTAT E SKIVE QE ZHFRYTEZOHEN GJATE DIMRIT. GJITHASHTU EDHE FRIKA NGA IZOLIMI GJATE DIMRIT TASHME I PERKET TE KALUARES, PASI NDERTIMI I RRUGES SE KELMENDIT KA BERE QE EDHE ZONA E BJESHKEVE TE NEMUNA PËRTEJ KUFIRIT NE VERMOSH, TE LIDHET ME KETË RRUGE, ME NJE UDHETIM JO ME SHUME SE 2.5 ORE PËR NE SHKODER OSE PODGORICE.