Pas banorëve të “Livadheve”, protestën e radhës dhe të parën për 2017-en lidhur me dëmshpërblimin e përmbytjeve e zhvilluan edhe banorët e njësisë administrative Dajç. Ato dolën ne qender të fshatit, aty ku në vitet 2010 – 2011 uji shkonte deri në 2 metra, duke e bërë këtë zonë ndër më të goditurat e përmbytjeve. I kërkojnë qeverisë të akordojë shumat që u takojnë, ndërsa shprehen të zhgënjyer me të gjithë klasën politike që i braktisi në kauzën e tyre.
Organizatori Paulin Maçi është thirrur të marten në gjykatë për protestat e zhvilluara, por banorët i kërkojnë drejtësisë të ndalë presionet ndaj tyre, pasi protestojnë për diçka që u takon. Nga ana tjetër ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Edhe banorët e Dajçit deklarojnë se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk marrin një përgjigje të shpejtë, ndërsa paralelisht thonë se protestat do t’i vijojnë.