Friday, March 29, 2024
HomeArsimRifillimi i mësimit, ngrohja e shkollave

Rifillimi i mësimit, ngrohja e shkollave

-

Ne ditën e pare te fillimit te mësimit për ketë vit, ne shkollën nëntëvjeçare “Mark Lula” te qytetit te Shkodrës nuk ka munguar ngrohja. Drejtoresha e kësaj shkolle, Mimoza Livadhi, tha se po shfrytëzohet për ngrohje gazi i mbartur nga viti i kaluar,dhe sobat mbahen ndezur 3-4 ore:

Ne ketë shkolle është instaluar sistemi i ngrohjes me kaldaja, por qe nuk është vene asnjëherë ne funksion, gjë për te cilin drejtoresha Livadhi thotë se do te ishte mire qe te vihej  ne pune, dhe te mos përdorej gazi qe shoqërohet edhe me rreziqe. Gjithsesi, për kontrollin teknik te bombolave te gazit, me qellim qe te parandalohet çdo rrezik i mundshëm, është caktuar një mësues:

Ndërsa ne piken tjetër ekstreme te qytetit te Shkodrës, siç është shkolla nëntëvjeçare “Azem Hajdari” bombolat e gazit janë tërhequr nga firma e furnizimit te hënën, për tu sjelle ditën e marte. Nëndrejtori i kësaj Shkolle, Vaid Sokoli shton se këtu disa klasa ngrohen me lende drusore:

Sokoli thekson se kjo shkolle përderisa e ka te instaluar sistemin e ngrohjes me dru zjarri,  mjafton qe Bashkia te siguroje sasine e druve te nevojshme, dhe te mos aplikohej fare ngrohja me gaz.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts