Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi u mbyll dyert investimeve në shumë lagje të qytetit, duke bërë që pasojat të vijojnë t’i vuajnë qytetarët. Pas protestes, një përfaqësi e banorëve të lagjes “Dudas” u takuan pa pranine e mediave me kryetaren e bashkisë ku i dorezuan edhe peticionin me 300 firma. Por si përgjigje Ademi u ka dhënë se në projekt – buxhetin e këtij viti që ende nuk është paraqitur në këshill, e nuk dihet se kur do të ndodhë, bashkia nuk ka asnjë projekt për rrugën në fjalë. Nëse një investim i tillë do të ndodhë, shpresat ajo i ka në 2018-en.
Sa për të kaluar radhën e për të justifikuar punën e saj të dobët, mungesën e takimeve me qytetarët për të marrë kërkesat që kanë si komunitet, Ademi thjesht ka deklaruar se do të bëhen riparime të pjesshme.
Braktisja që po i bën shumë lagjeve të Shkodres, bashkia e këtij qyteti dhe vetë titullarja Ademi janë një kosto e madhe për financat vendore, që nga ky institucion në vend të administrimit, thjesht po shpërdorohen.