Monday, September 16, 2024
HomeAktualitetDefekti qe la spitalin pa energji elektrike.

Defekti qe la spitalin pa energji elektrike.

-

Një defekt ne nënstacionin elektrik ka qene shkaku i ndërprerjes se energjisë elektrike mbrëmjen e ditës se shtune ne Spitalin Rajonal te Shkodrës. Drejtori i OSHEE Shkodër, Xhevat Mollca, tha se nuk i takon OSHEE          -se te merret me defektet brenda ne nënstacion, por kemi dërguar specialistet dhe me një linje te dyte brenda 18 minutave është furnizuar spitali me energji elektrike, ndërsa nënstacioni pas 40 minutave ka qene ne gatishmëri  te plote pune. Spitali ka gjeneratorë, te cilët vihen ne pune ne rastet kur ndërpritet energjia elektrike, gjë qe ne rastin konkret nuk ka ndodhur, pasi është djegur automati:

Mollca thotë se OSHEE e ka për detyre qe te garantojnë furnizimin me energji elektrike nga dalja e nënstacionit dhe deri tek kabina e spitalit, ndërsa rrjetin e brendshëm e mirëmban vete spitali:

Edhe instalimi i një linje te dyte, nuk e garanton sigurinë e furnizimit me energji elektrike, pasi kur ka defekt ne nënstacion energjia elektrike ndërpritet ne te gjitha linjat. Por Xhevat Mollca thotë se me lidhjen pas pak ditësh unaze te rrjetit 20 kilovolt,  sigurohet se nuk do te ketë me ndërprerje te energjisë elektrike jo vetëm për spitalin, por për gjithë qytetin:

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts