Friday, April 26, 2024
HomePolitikëNë një javë 8 vepra penale

Në një javë 8 vepra penale

-

Vetëm gjatë një javë në drejtorinë e policisë së Shkodrës janë konstatuar tre vjedhje dhe është bërë arrestimi I dy shtetasve të cilët janë kapur në kushte flagrance nga policies teksa po tentonin të vidhnin një telefon cellular Samsung një shtetaseje. Ndërsa është raportuar edhe për vjedhjen e dy banesave tjera. Gjithashtu është referuar në prokurorinë e Shkodrës për dy raste të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Po kështu policia e Shkodrës ka bërë edhe kallzim penal për dy shtetas pronar biznesësh në zonën e Malësisë së madhe kun ë këta dy biznese nga ana e Tatim Taksave është konstatuar se rezultojnë 6 punonjës të pa siguruar, për të cilat është nisur procedimi penal ndaj tyre. Një person është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është konstatuar një armë mbajtje pa leje, ngjarje kjo e ndodhur në Oblikë të Anës së Malit. Policia rrugor gjatë kësaj periudhe ka arritur të vë në prnaga dy persona të cilët kanë drejtuar mjete në gjëndje të dehur, dhe për pasojë kanë shkaktuar edhe aksidente në rrugë.  Një person është proceduar penalisht për shkak se gjatë kontrollit të policisë rrugore është konstatuar se ai po drejtontë një mjet I cili është raportuar I vjedhur në Holandë. Ndërsa dy shtetas nga Malësia e Madhe janë vënë në pranga pasi me anë të mashtrimit I kanë marrë një automjet një tjetër shtetasi. Po kështu është vënë në pranga një shtetas për kanosje. Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës është intensifikuar lufta në identifikimin e autorëve të veprave penale, kryesisht vjedhjeve. Ndërsa edhe një problem shqetësues për forcat e rendit është mungesa e denoncimeve cka con deri në konflikte të mundëshme mes shtetasve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts