Perroi i Oblikes te afron pamjen e nje Land Filli meturinash ! Sic shihet edhe nga filmimet, banoret e kesaj zone prej vitesh hedhin mbetje dhe inerte pa kriter pergjate shtratit te ketij perroi, duke mos dashur te ia dine per demin qe i bejne mjedisit. Po ajo qe eshte me kryesorja, rrezikon te kthehet ne nje vater epidemie si burim semundjesh te ndryshme, qe rrezikojn shendetin e njerezve, ne veçanti per nxenesit e shkolles qe ndodhet prane ketij perroi . Gjithashtu, nje mjedis i tille I ndotur demton edhe imazhin e kesaj zone piktoreske, pa harruar edhe faktin tjeter qe ka te beje me rrugen kryesore qe lidhe Shkodren me Muriqanin dhe anasjelltas, nepr te cilen udhetojne qindra mije turiste te huaj gjate gjithe vitit. Siç duket qarte, ky perrua eshte lene pas dore si nga ish komuna Ana e Malit me pare, ashtu dhe sot nga Bashkia Shkoder ! Gjendja ka mberritur deri aty sa rrezikon edhe argjinatura, e cila, ka filluar te pesoje demtime si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumt ujore qe derdhen ne kete perrua . Nese argjinatura do te vazhdoje te lihet ne kete situate, pa nderhyrje e perkujdesje per ta forcuar e mirembajtur,atehere rrezikon nga rershjet qe ujrat e rembyera te perroit te demtojne shtepite e nje lagjeje, sic ka ndodhur edhe vite me pare ne kete vend. Kemi te bejme keshtu me nje gjendje te trasheguar prej vitesh, alarmante, por qe asnjehere nuk eshte vleresuar dhe nuk po vleresohet seriozisht, as nga njesia administrative Ana e Malit dhe as nga Bashkia Shkoder, per nje nderhyrje teresore qe ta rihabilitoje kete mjedis per tu sherbyer banoreve te zones, dhe jo te lihet ne kete jashte kontrollit ne mes te qendre se banimit !