Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitet“Ndertimi qe po mbin si kerpurdha pas shiu”

“Ndertimi qe po mbin si kerpurdha pas shiu”

-

 

Si kerpurdhat pas shiut, mund te cilesohet edhe ky bazament betoni qe Bashkia Shkoder ka nisur te ndertoje ne trotuarin tek rreth-rrotullimi i sheshit “Demokracia”. Duket se studimet e gjata te bashkise jane konkluduar me kete shpikje, prej ku mesohet se do te marre jete zyra e informacionit turistik, qe eshte premtuar se do te ishte gati qe ne dhjetorin e 2016-es. Por jashte çdo logjike, ndertimi i saj ne kete zone nga ekspertet e kontaktuar prej kryetares Ademi nuk ka marre ne studim te tjera detaje, si pengesa qe behet ai per kembesoret. Qytetaret shprehin habine e tyre per ngritjen e ketij bazamenti ne zonen ne fjale.

Mungesa e zyres se informacionit ne Shkoder, pasi ne vendin ku qendronte prej vitesh sot i ka dale pronari, angazhoi bashkine qe te niste nje studim. Alternativat u tha asokohe jane disa, por ne fund çuditerisht mbine nje ndertim i tille aspak estetik dhe qe jetezon nje forme jo te pershtatshme si ne aspektin funksional, ashtu edhe ate estetik qe duhet te kete zyra e informacionit turistik. Bashkia Shkoder me kete zgjidhje, ne vend qe te tregoje nje model te mire, behet nxitese e rikthimit te kioskave te reja, per te cilat vite me pare u be lufte e madhe qe te largoheshin nga trotuaret e qytetit. Tashme mbetet vetem te pritet nese per ndertimin ne fjale ka nje leje, duke shpresuar qe bashkia te mos kete shkuar deri ne piken qe te guxoje te behet modeli i ndertimeve pa leje edhe ne territorin qe ajo vete administron.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts