Tuesday, August 16, 2022
HomeAktualitetKabllot ajror, urdheri ende nuk zbatohet

Kabllot ajror, urdheri ende nuk zbatohet

-

Te ngritura shume here si problem, ne radhe te pare per imazhin estetik qe percjellin, kabllot ajror vijojne te qendrojne si dekor ne rruget e Shkodres. Por perveç imazhit, ne shume raste ato jane edhe nje rrezik serioz per jeten e kalimtareve.

Duke krijuar rrjeta merimangash qe gervishtin qiellin, ato vijojne te sfidojne edhe urdhrat e leshuar per heqjen e tyre. Nje nga fokuset prioritare te nderhyrjes nga  Autoritetit  i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  ne bashkepunim me institucionet perkatese, eshte heqja dhe pastrimi  kabllove ajrore, por ne realitet deri me sot nje veprim i tille ka munguar. Sikur te mos mjaftonte kjo, as bashkia e Shkodres qe deri para pak vitesh nderhynte perballe ketij realiteti, sot ka zgjedhur te mos veproje, ndonese territori eshte pjese e administrimit te saj. Kompanite private po tregohen kokeforta perballe ligjit, duke e sfiduar haptazi zbatimin e tij. Te pakta jane rastet kur rrjeti kabllor ndodhet nentoke, pasi ne pjesen me te madhe syte nagdo te shohin se si ato jane te varura nga nje pallat ne tjetrin, apo nga njeri krah i rruges ne tjetren. Mbetet te presim vetem urdherin e radhes te leshuar nga AKEP, qe paralelisht ka nisur te veproje me keputjen e tyre ne disa qytete te vendit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts