Thursday, March 28, 2024
HomeKronika“Muzgu”, kapen 4 kg droge dhe 3 ne pranga

“Muzgu”, kapen 4 kg droge dhe 3 ne pranga

-

Policia e Lezhes ka finalizuar me sukses operacionin antidroge te koduar “Muzgu” duke sekuestruar droge, armë, municion si dhe duke vene ne pranga 3 shtetas. Në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, efektivët e Seksionit kundër narkotikëve sekuestruan ne total: 4 kg lëndë narkotike e dyshuar  cannabis – sattiva, 1 armë zjarri pistoletë TT,  2 krehëra me 14 fishekë dhe 4 celularë të ndryshëm. Gjithashtu  u arrestuan në flagrancë shtetasit : Frrok Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 vjeç, dhe Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, te gjithe banues  në Mirditë. Këta shtetas u kapën në flagrancë në  fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së  Kombit,  ku iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale nje çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e  mbushur me lëndë të dyshuar narkotike  cannabis – sattiva të cilën e kishin bërë gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nderkohe policia e Lezhes gjithashtu gjate oreve te para te mengjesit te se enjtes arrestoi një punonjës policie dhe një shtetas tjeter, pasi u kapen me armë pa leje në makinë. Ne pranga ra Nënkomisar Armand Myrta, 41 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës si dhe shtetasin Petrit Dema, 33 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municioneve”. Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Milotit”, gjatë kontrollit të automjetit tip “Mercedes Benz”, me targa AA 350 MB, me drejtues Nënkomisar Armand Myrta, ku udhëtonte dhe shtetasi Petrit Dema, në sediljen e pasagjerit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts