Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetQender rajonale per emergjencat civile

Qender rajonale per emergjencat civile

-

Me një investim prej 50 milion euro, brenda harkut kohor të 4 viteve në ish repartin ushtarak të Rrencit do të ngrihet qendra rajonale e emergjencave civile. Investimi do të vijë në koordinim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, por që pritet t’i shtohen edhe Mali i Zi e Bosnje Hercegovina, si dhe me mbështetjen e ambasades Amerikane e Natos. Terreni që dikur sherbeu për ushtrinë, sot i shkatërruar nga faktori kohë dhe dora e njeriut, i ka kaluar në pronësi ministrisë së brendshme. Vetë drejtuesit e emergjencave civile të këtyre shteteve, përfaqësues të ambasades amerikane dhe prefekti Radovani inspektuan nga afër terrenin.

Kjo qender do të jetë multifunksionale dhe për herë të parë do të sjellë ndërhyrje të specializuara dhe me mjete që sot shtetet tona nuk i disponojnë thonë drejtuesit e emergjencave.

Ngritja e saj në Shkoder është përzgjedhur si një territor mes këtyre dy shteteve, por që në të njëjtën kohë listohet edhe si më i godituri nga fenomeni i përmbytjeve. Qendra rajonale e emergjencave civile është një risi për këto shtete të Ballkanit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts