Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetDita boterore e ligatinave

Dita boterore e ligatinave

-

2 shkurti, dita botërore e ligatinave u përkujtua me një aktivitet të veçantë në qytetin e Shkodres. U zgjodh zona turistike e Zogajve, ku në bashkëpunim me fëmijët e shkollës 9 vjeçare u çel një ekspozitë me punime mbi këtë teme, si dhe u ngriten disa vend pushime për shpendët. Këto janë thjesht akte simbolike në mbrojtje të natyrës që duhet të na angazhojnë të gjithëve, ishte mesazhi i organizatorëve.

 

Kjo dite festohet ne te gjithe boten ne kujtese te adaptimit te Konventes se Ligatinave ne 2 shkurt 1971 ne qytetin Ramsar te Iranit.  Shqiperia ben pjese ne kete Konvente me zonen e Karavastase, Butrintin, Liqenin e Shkodres, Lumin Buna dhe Velipojen. Ato zene rreth 3,2% te territorit te vendit dhe strehojne me shume se 70% te vertebroreve qe perbejne nje thesar te biodiversitetit ne Shqiperi. Por sipas Ministrise se Mjedisit, ligatinat ne vendin tone rrezikohen nga vete dora e njeriut. Shumica e turizmit ne Shqiperi eshte e lidhur ngushte me keto toka qe lagen nga uji. Ndaj eshte shume e rendesishme edhe vemendja qe duhet t’i kushtohet si nga pushteti qendror dhe ai lokal, jo vetem per ti mbrojtur nga shkaterrimi dhe ndotja, por edhe per te perqendruar investimet per zhvillimin e turizmit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts