Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetZhbllokohet rruga e Kelmendit

Zhbllokohet rruga e Kelmendit

-

Është zhbllokuar qarkullimi i automjeteve ne rrugën e Kelmendit, ku një dite me pare ishte shkëputur një masiv shkëmbor dhe e bllokoi ketë rruge. Ne Gropat e Selces ku kishte rene masivi shkëmbor, u ndërhy me mjete duke punuar gjate natës dhe te mërkurën. Ne dispozicion te punëtorëve ishte edhe një autoambulance me personel shëndetësor, për çdo te papritur te mundshme qe rrezikon ne raste te tilla. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa probleme, dhe ne orët e pasdrekes përgjegjësi i njësisë administrative Kelmend, Adriatik Çekaj, njoftoi se rruga ishte zhbllokuar dhe automjetet qarkullojnë  rregullisht ne drejtim te Vermoshit, Plavës e Gucisë dhe anasjelltas. Ndërprerja e qarkullimit një dite me pare neper ketë aks, për shkak te masivit shkëmbor, i detyroi automjetet, qe donin te udhëtonin nëpër ne Vermosh, te kalonin nga Hani i Hotit neper Malin e Zi, pasi nuk kishte mundësi tjetër. Gjithashtu edhe lëvizja nga Vermoshi për ne Malësi te Madhe apo ne Shkodër, u be duke kaluar nga Gucia neper Mal te Zi. Por gjithçka zgjati vetëm 24 ore dhe gjendja u normalizua, duke bere te mundur qe automjetet ne drejtim te Vermoshit dhe anasjelltas te lëvizin normalisht.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts