Debatet pë Vettingun, nuk kane ndikuar ne uljen e ritmit te punës se gjyqtareve te apelit Shkodër. I këtij mendimi është kryetari i kësaj gjykate, Fuat Vjerdha.
Vjerdha thotë se te gjithë gjyqtaret i kane plotësuar deklaratat qe kërkohen nga ligjin e ri te Vettingut,dhe do te shqyrtohen nga Komisioni i Verifikimit.
Fuat vjerdha ka qene edhe anëtarë i komisionit për përgatitjen e legjislacionit qe ka te beje me Vettingun. Nisur nga ky fakt, i kërkuam te komentonte për veshtiresite qe kane dale ne përzgjedhjen kandidateve për Organet e Qeverisjes se Drejtësisë, për shkak te kritereve strikte qe janë vendosur.
Kryetari i Gjykatës se Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, hynë tak ata qe i beson Vetingut për pastrimin e sistemit te drejtësisë, pavarësisht veshtiresive te fillimit qe ka ky proçes.