Saturday, August 13, 2022
HomeAktualitetPermbytjet, edhe Oboti ne proteste

Permbytjet, edhe Oboti ne proteste

-

Edhe muaji shkurt ka nisur me protesta nga banorët e nënshkodres, të cilët vijojnë t’i kërkojnë qeverisë akordimin e dëmshpërblimit për përmbytjet e 2010 – 2011. Dëmet në banesa dhe biznese ishin të shumta dhe prandaj ata sot kërkojnë zbatimin e ligjit të digave, pasi përmbytjet nuk erdhen nga natyra por nga dora e njeriut thonë banorët. Ndonëse janë zhvilluar një sërë protestash dhe greva e urisë disa orëshe, ato nuk ka patur asnjë përgjigje nga qeveria mbi kërkesën e tyre.

Edhe pse u lajmerua se për bujqësinë këto ditë do të nisë rakordimi i shifrave me OSHEE-në, as ky proçes nuk ka filluar. Njësia administrative e Obotit në Anë të Malit ishte më e goditura nga përmbytjet e atyre viteve, ku uji në banesa shkoi deri në 2 metra. Vala e re e protestave të këtyre familjeve është shoqëruar me kërcënimin se do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e deri në grevë urie.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts