Saturday, April 20, 2024
HomeSportMarashi: Vllaznia më e mira e aktivitetit

Marashi: Vllaznia më e mira e aktivitetit

-

Një dItë pas suksesit të arritur në  Kampionatin Kombëtar individual dimëror të atletikes për të rritur i zhvilluar diten e mërkurë në “Elbasan Arena” kryetrajneri i atletikes shkodrane, Albert Marashi flet në mikrofonin e TV1 Channel për suksesin e sportistëve shkodranë, ndër të cilët ndalet tek dyshja e talentuar Izmir Smajlaj dhe Bajram Muça.

Më pas, kryetrajneri Marashi flet edhe për Kampionatin Ballkanik për të rritur, garat e të cilit zhvillohen me 26 shkurt në kryeqytetin serb, Beograd, ku falë formës shumë të mirë sportive që gëzon kërcyesi Smajlaj, pritet që ai të regjistrojë shifrat rekord kombëtar në kërcim së gjati.

Ndërkohë, në vijim të prononcimit të tij, Marashi bën të ditur se garat e Kampioanatit Ballkanik për të rinjë të planifikuara për të njëjtën datë në Stamboll nuk do të zhvillohen duke privuar kështu pjesëmarrjen e atletëve të talentuar shkodranmë, Eqerem Rusi dhe Ergys Gjeçaj në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts