Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetNe pritje te kompensimit te gjedheve

Ne pritje te kompensimit te gjedheve

-

Kompensimi i gjedhëve të ngordhura nga sëmundja e dermatozës nudelare nuk ka nisur ende për qarkun e Shkodres. Në pritje janë 170 fermerë, të cilët në bazë të verifikimeve nga drejtoria e bujqësisë do të jenë përfitues të këtij proçesi që pritet të nisë brenda pak javësh. Kryeveterineri Selim Kraja tregon edhe skemën se si do të bëhet ndarja.

Për të mos u gjendur në kontestimet që kanë patur fermerët e Kukësit mbi racat e lopëve, Kraja thotë se porosia është bërë bazuar mbi specifikat që kanë zonat, ato malore dhe fushore.

Por ndërsa fermerët presin kompensim, rreziku i sëmundjes nuk është larguar dhe për këtë qëllim në maj pritet të nisë faza e dytë e vaksinimit.

Në Shkoder zonat më të goditura nga sëmundja e gjedhit, apo e njohur ndryshe dermatoza nudelare ishin Puka, Dukagjini dhe Vau Dejësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts