Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetZonat e mbrojtura ne funksion te turizmit

Zonat e mbrojtura ne funksion te turizmit

-

Po punohet qe Zonat e Mbrojtura ne territorin e Qarkut te Shkodrës te vihen ne funksion te  zhvillimit gjithëvjetor te turizmit, thotë Agim Dardha, Drejtor i Administratës se këtyre zonave. Ai kujton se janë ngritur qendrat e informacionit qe do te shërbejnë për shfrytëzimin e mundësive turistike ne gjithë hapësirën nga Velipoja dhe deri ne Theth.

Dardha sqaron se janë detajuar edhe vendet ku turistet mund te vendosin rulota apo kampingje, por me kushtin kryesor qe te ruhet mjedisi natyror.

Ndërtimet pa leje kane qene një shqetësim i madh ne ketë zona, ku vetëm ne hapësirën e Liqenit te Shkodrës dhe ne Velipoje janë evidentuar prej vitesh 540 objekte te tilla. Dardha tha se Agjencia e Zonave te Mbrojtura ka nënshkruar një kontrate me aluiznin, për te verifikuar se cilat prej tyre mund te legalizohen rast pas rasti, sipas pozicionit kur nuk cenohet  mjedisi i mbrojtur. Ndërsa  për disa shtesa te bëra ne ndërtime te veçanta brenda Parkut Natyror te Thethit, është ndërhyrë konform ligjit dhe janë prishur, pasi ishin ne kundërshtim flagrant me statusin e zonave te mbrojtura.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts