Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetInvestimi 30 mln lekesh qe po shkaterrohet

Investimi 30 mln lekesh qe po shkaterrohet

-

Rreth 30 milion lekë të reja që po përfundojnë në lum. Ky është fati i investimit të shëtitores së Drinit në Lezhë, e cila nga dita në ditë po shkatërrohet, e sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, ajo ende nuk është inaguruar dhe as nuk merret në dorëzim nga bashkia.

Cilësia e dobët e punimeve, ndërthurur me mos studimin siç duhet të zonës kanë bërë që ajo të degradojë në shumë pjesë të saj, duke krijuar levizje të pllakave, parmakeve anësore e deri tek shpërthimi i ujrave të zeza. Disa kanale të hapura nga bashkia e Lezhës orientojnë ujrat e zeza drejt shetitores, duke e bërë qëndrimin në të praktikisht të pamundur nga aroma kundërmuese dhe pamja e shëmtuar që ofrohet.

Askush nuk di të thotë për fatin e këtij investimi sot të braktisur e të padëshiruar nga të gjithë. Ishte parashikuar një zonë atraktive me shumë gjelbërim, ndriçim dhe stola pushimi, por sot i ngjan një zone të dale nga shkatërrimi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts