Parandalimi i përdorimit te substancave dobing nga te rinjt dhe veçanërisht nga sportistet, ishte tema e nje takimi informues te Komitetit Kombetar Anti – Dobing me mesuesit e përgatitjes fizike te shkollave te Shkodres. Kjo ne kuadrin e programit te UNESKO-s për ketë qellim, qe zbatohet ne gjithe boten. Nuk kane qene te paket edhe sportistet shqiptar, qe për shkaqe te ndryshme, me se shumti nga mungesa e njohjes dhe informacionit, kane përdorur substanca te tilla dhe janë ndëshkuar me pas nga organizmat nderkombetare te sportit:
Entri Çaku, specialist ne Drejtorine Rajonale Arsimore, thote se ne Shkoder si nje vater e përgatitje e sportisteve, eshte e domosdoshme qe jo vetem mesuesit e edukimit fizik, por edhe trajneret e moshave te përcjellin tek te rinjt rendësine qe ka lufta anti- dobing për shëndetin dhe karrieren e tyre sportive. Ne ketë takim u theksua për ngritjen e kapaciteteve ne çdo shkolle, për edukimin anti-dobing dhe ndergjegjesimin e vazhdueshem te te rinjve për rrezikshmerine e ketyre substancave.