Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetMungon sinjalistika në Shkodër

Mungon sinjalistika në Shkodër

-

Në rrugët e Shkodres në afërsi të shkollave të qytetit nuk egzistojnë tabelat të cilat sinjalizojnë kujdesin e drejtuesve të mjetëve për kujdesin që duhet të kenë në afërsi të shkollave. Mungesa e këtyre tabelave vë në rrezik nxënësit pasi drejtuesit e mjeteve në të shumten e rasteve brenda qytetit nuk rrespektojn rregullat e qarkullimit rrugor. Nga vëzhgimi I bërë në afërsi të shkollave pjesa më e madhe e tyre sidomos ato 9 vjecare nuk kanë fare tabelë ku sinjalizon se pranë ndodhet një shkollë. Rreziku që u kanoset nxënësve të këtyre shkollave si shkak mungesës së sinjalistikes është shumë I lartë, pasi në mungesë të sinjalistike janë vetë drejtuesit e mjeteve të pakujdeshem por edhe nxënësit e shkollave duke qenë se një pjesë e mirë e shkollave të qytetit ndodhen fare pranë rrugëve kryesore ku fluksi është shumë I lartë. Vendosja e tabelave sinjalizues e është një mjet I cili ndikon në uljen e aksidenteve dhe parandalimin tyre, ndërsa mosrrespektimi I tyre edhe në marrjen e masave. Cdo gjë është në mëshirë të fatit ndërsa vizimet dhe vendosja e tabelave bëhet selective sipas preferencave të shërbimeve publike në Bashkinë e Shkodrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts