Pas lajmit të publikuar nga tv1 channel se bashkia e Lezhës duke anashkaluar këshillin bashkiak ka miratuar uljen me 10% të pagave të administrates, ka reaguar prefekti Eduart Ndreca. Në institucionin që ai drejton thotë se nuk ka mbërritur asnjë shkresë, por në mbledhjen e radhës që këshilli bashkiak do të ketë, çeshtja do të analizohet me kujdes, e në rast se ka veprime të jashtëligjshme, paratë do të kthehen qindarke me qindarke.
Vetë përgjegjesja e zyrës ekonomike në bashkinë Lezhë e pranoj një vendim të tillë, duke e argumentuar me situatën e vështirë financiare që po kalon kjo bashki. Pritet që mbledhja e këshillit bashkiak të zbardhë të plotë atë cfarë ka ndodhur dhe nëse veprimi i marrë është apo jo në shkelje me ligjin.