Saturday, April 20, 2024
HomeKronika“Arrest me burg” per Shkelzen Xhenjen

“Arrest me burg” per Shkelzen Xhenjen

-

Gjykata e Shkodres e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e 25 vjeçarit Shkelzen Xhenja, duke i dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”. I riu i ndaluar si autor i dyshuar i plagosjes së Flutura Muçes mesditën e 18 shkurtit në lagjen “Rus” të vetmet fjalë që shqiptoi përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Irida Kacerja, ishte kërkesa për lirim pasi jam kapur padrejtësisht tha Xhenja. Avokati mbrojtjes ka theksuar se as prokuroria e as policia nuk disponojne asnjë provë që implikojnë në krim të riun, i cili kishte 1 muaj që ishte liruar nga burgu i Burrelit pasi kishte përfituar nga amnistia ku kishte qënë i dënuar me 4 vite e 8 muaj për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Sipas pretendimit të organit të akuzës, dyshohet se plagosja e 49 vjecares ka lidhje me kunatin e saj Sadetin Sula i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij në Prill të 2016- es. Prokuroria dyshon se familja Sula ka porositur vrasës me pagesë dhe Muça është qëlluar pasi ajo dhe bashkëshorti kanë marrë kujdestarinë e fëmijëve të çiftit. Organi i akuzës thotë se dëshmitë e dhëna nga i riu mbi vendndodhjen e tij ditën e ngjarjes nuk përputhen me pamjet filmike të siguruara, por edhe dëshmitë e të afërmve të tij që ai ka deklaruar se ndodhej me ta. Gjithashtu atij i është konstatuar një plagë në këmbë që pas ekspertizës mjekësore rezulton e ndodhur në harkun kohor të 48 orëve të ngjarjes, e jo prej 1 jave siç ai kishte deklaruar se e ka marrë nga rrëzimi në zonën ku banon. Flutura Mucaj u qëllua disa herë me pistoletë nga një përson i maskuar brenda një dyqani ku edhe punonte. Plumbi e ka prekur në kofshën e djathtë dhe ajo ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts