Sunday, September 8, 2024
HomeKronikaGolem, perplasja e motorçikletave shkakton 1 viktime dhe 1 tjeter plagoset

Golem, perplasja e motorçikletave shkakton 1 viktime dhe 1 tjeter plagoset

-

Përplasja e dy motorçikletave rezultoi fatale në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina të Shkodres. Osman Mataj 51 vjeç humbi jetën, pasi motorçikletë tip YAMAHA me targë AE 695, me të cilën po udhëtonte u përplas me një motorçikletë DAYANG, pa targa, me drejtues shtetasin Agron Velijaj 48 vjeç. Të dy shtetasit me origjinë nga fshati Postribë ishin duke udhëtuar në drejtime të kundërta në rrugën dytësore të fshatit kur u përplasen, duke mbetur i vdekur në vend Mataj, ndërsa u plagos pa pasoja për jetën 48 vjeçari Veliaj. Ai u transportua në urgjencën e spitalit rajonal ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha të Shkodres. Në hetimet e saj dhe nga ndërtimi i skemes së aksidentit, policia thotë se shkak për përplasjen ka qënë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana drejtuesit 48 vjeçar të motorçikletës, Veliaj. Për këtë shtetas do të kryhen veprimet proçeduriale dhe do të arrestohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts