Sunday, April 28, 2024
HomeAktualitetBekteshi: “L. Gurakuqi” jo politik

Bekteshi: “L. Gurakuqi” jo politik

-

Pas Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës që në pak javë zhvilluan dy takime me studentët në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ky institucion arsimor u vu në shenjestër të sulmeve të partisë demokratike. Kjo e fundit e cilësoi të rëndë situatën që po ndodh, ku politizimi i universitetit u “pagëzua” si skandali i radhës i drejtuesve të tij. Në përgjigje të këtyre akuzave, vetë rektori Adem Bekteshi thotë se brenda auditoreve nuk bëhet dhe nuk do të bëhet politike. Ai ka nje pergjigje edhe per eksponentet e selise blu qe jane shprehur se kryetari i opozites Lulzim Basha nuk eshte lejuar te zhvilloi nje takim me studentet e Shkodres.

 

Pas vizitës së Lulzim Bashës në Shkoder ku takimi i parashikuar për tu mbajtur në universitet u zhvillua jashta mjediseve të tij, eksponentë të partisë demokratike nuk kursyen akuzat ndaj universitetit “Luigj Gurakuqi”. Përgjigjia e rektorit Bekteshi vjen në një kohë kur vendi ndodhet vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve dhe institucionet arsimore kthehen në shenjestra të politikës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts