Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetTe shuash zjarrin, apo mbrosh bashkine?!

Te shuash zjarrin, apo mbrosh bashkine?!

-

Të shkosh deri në atë pikë sa të përpilosh deklaratën e institucionit që ke në varësi, duke tentuar të mbulosh paaftësine menaxhuese. Ky është veprimi i radhës i bashkisë Shkoder, e cila ishte kujdesur këtë herë të shkruante deklaratën e shërbimit zjarrfikës, për të cilën nuk u ngarkua të fliste titullari, por komandanti i këtij shërbimi Muhamed Smajli. Ndër fjalitë e para synohej sulmi ndaj medias, duke shkuar deri aty sa ta ndanin këtë të fundit në miken dhe armiken e bashkisë. Më shume sesa për problematikën që trashëgon ndër vite ky institucion, i kthyer në vegel politike më shume sesa profesionale, në asnjë rresht nuk u rendit me gjuhen teknike ajo cfarë ndodhi në lagjen “Vojo Kushi” ku një person humbi jeten e një banesa ku jetonin 4 familje u dogj plotësisht, e disa të tjera rrezikoheshin për minuta të tera, që familjarët i kaluan në ankth.

Edhe pajisjet e ndërhyrjes, një pjesë e të cilave tejet të amortizuara e me shumë demtime, nga ky institucion kalohen lehtësisht, madje duke i quajtur të gjitha në punë, ndonëse pamjet e një dite me parë flasin vetë.

Edhe njëherë tjetër përpara se të dilet në deklarata të nxitura, të tilla institucione dhe vetë bashkia Shkoder duhet t’i vënë vehtes përgjegjësine morale e profesionale, të përballojnë të tilla ngjarje të rënda, duke lënë pas çdo lloj afeksioni tjetër. Një shprehje  e vjeter thotë se me zjarrin nuk duhet të luajmë, e në këtë rast urojmë vetëm që një situatë e tillë të mos i ndodh bashkisë Shkoder, apo vetë institucionit zjarrfikës, se atehere nuk do të ketë kush t’ua shuajë zjarrin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts