Përfshirja ne proçesin e akreditimit, ka bere qe universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ti nënshtrohet ristrukturimit ne përshtatje me standardet e universiteteve europiane. Ne funksion te këtij qëllimi kohet e fundit janë ngritur edhe dy njësi te reja, si qendra e EKSELENCES dhe ALUMNI, për te cilat sqaroi me ne detaje Drejtori i Kurrikules dhe Kërkimit Shkencor, profesor Gëzim Dibra.
Ndërsa ALUMNI do te siguroje bashkëveprimin e studenteve te diplomuar me ata qe janë ne vazhdim te studimeve.
Dibra tha se këto njësi do te drejtohen nga vete studentet, ne rastin konkret drejtuesi qendrës se ekselencës quhet dekani i studenteve. Ato do te kenë gjithë mbështetjen e duhur te stafit akademik dhe senatit te universitetit ne veprimtarinë e tyre.