Friday, May 24, 2024
HomeAktualitet“Gjuhadoli” drejt shkaterrimit

“Gjuhadoli” drejt shkaterrimit

-

1.2 milion lekë të hedhura afro 4 vite më parë për t’i ndryshuar pamjen një prej lagjeve të vjetra të Shkodres, e cila mban në gjirin e saj ndërtesa karakteristike të projektuara nga arkitekti Kolë Idromeno. “Gjhadoli” do të inaugurohej asokohe me një ceremoni të veçantë ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-se Ettore Sequi dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Madje ata përcollën mesazhe të rëndësishme në atë ditë, ndërsa po i dhuronin qytetit këtë investim plot vlera.

 

Shkatërrimi ka nisur të forcohet çdo ditë e më shumë në lagjen që do të duhej të ishte krenaria e Shkodres, e ndër më të mbrojturat. Bashkia e qytetit jo vetëm e ka braktisur, por po bën shoë-n e radhës duke restauruar rrugicat dytësore, në një kohë që ka lënë tërësisht jashtë vemendjes rrugën kryesore. Ndriçues të dëmtuar, stola të thyer, godina drejt shembjes dhe pllaka të dëmtuara janë imazhi që të sheh syri sapo përshkon kilometrat e parë të rrugës që mban emrin e kardinalit të parë shqiptar “Mikel Koliqit”. Në vend që të ishte një prej zonave më atraktive dhe shembull për zhvillimin e turizmit, sot Gjuhadoli është kthyer në fokusin e aparateve fotografike të turistëve të huaj që fiksojnë imazhe shkaterrimi e ndotje, si për të marrë me vete një pjesë historie që nëse vijon të trajtohet në këtë formë, rrezikon në pak vite të mos egzistojë më.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts