100 vjetori i bibliotekës së komisisë letrare, u përkujtua me një aktivitet të veçantë në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodres, ku u promovuan botimet shqipe nga shekulli i 19-te deri ne vitin 1917. Drejtori Gjovalin Çuni, foli për dy momente të rëndësishme që përjeton ky institucion.
Ndersa, konsulli i nderit i Austrise në qytetin e Shkodres, Gjergj Leqejza, tha se qytetaret shkodrane kane ditur te shpenzojne kohen per te krijuar keto vepra.
Krijimi më 1917 në Shkodër i bibliotekës së Komisisë letrare duhet të konsiderohet si djepi i krijimit të së parës bibliotekë publike shqiptare. Në vitin 1921 kjo bibliotekë e transferuar në Tiranë do të bëhej bërthama e Bibliotekës Kombëtare të sapongritur. Në historinë e gjatë të traditave bibliotekare të qytetit të Shkodrës një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe bibliotekat e shoqërive kulturore dhe ato private.