Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetSerat i rezistuan stuhise

Serat i rezistuan stuhise

-

Stuhia e një nate me pare ka qene e fuqishme ! Autovetura kalon me vështirësi ne ketë rruge te Kosmaçit pasi furtuna ka rrezuar pemët !..Edhe sera këtu pranë është dëmtuar ! Gjithashtu edhe nga ngastrat me grurë……. Fermerët Kosmaçit pasi kaluan një nate te frikshme, sepse era mund tu shkatërronte gjithë  investimet e bëra ne sera, ne mëngjes e ndien veten me te qete pasi demet ishin minimale, fale materialeve te zgjedhura qe kane përdorur për ndërtimin e tyre.

Ata kane mbjelle kryesisht perime si speca, domate, bishtaja, tranguj, sallate, shalqi e tjerë. Shqetësimin me te madh ata e kane te tregtimi i tyre, ku pjesën me te madhe te prodhimeve e tereheqe Kosova, ndërsa mundësitë e tjera te tregtimit i kane te pakta. Problemi është se nuk kane një qendër grumbullimi dhe shteti te shërbeje si rregullator për ta zgjeruar tregun.

Kosmaçi ka rreth 500 familje te cilat administrojnë 80 hektarë sera, një sipërfaqe e konsiderueshme për prodhimin e bollshëm te perimeve. Një vëmendje me e madhe nga Bashkia Vau Dejës dhe Drejtoria e Bujqësisë Shkodër ne organizimin e tregut, do te ishte një ndihme e konsiderueshme për rritjen e te ardhurave te fermerëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts