Saturday, May 4, 2024
HomeSportVllaznia sfidon Partizanin brenda në kryeqytet

Vllaznia sfidon Partizanin brenda në kryeqytet

-

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka sfiduar brenda në fushën e tij Partizanin duke e mundur me rezultatin 1 me 3, rezultat ky që vjen në gjysëmfinalen e tretë të fazës së Plej-Ofit, ku barazimit 1 me 1 me ndeshje, kuqeblutë kualifikohen në finale për të diskutuar titullin kampion përballë finalistit tjetër, Studenti. Në një prononcim për mediat menjëherë pas kthimit në qytetin e Shkodrës, trajneri Kroqi pranon se rezultati i arritur në ballafaqimin e mbrëmjes së martë nuk ka qënë surprizë, por një rezultat i parashikuar nga ana e tyre.

Edhe pse në fakt, nga ndeshja e dytë e luajtur në Shkodër, në sfiden e tretë Vllaznia prezantoi një lojë krejt tjetër duke eleminuar në një pjesë të amdhe gabimet, për trajnerin Kroqi nuk ka ndryshuar asgjë përpos fushës, nga Shkodra në Tiranë.

Ndërsa duke folur për finale, edhe pse Partizani-Vllaznia është konsideruar një finale e parakohshme, Kroqi e vlerëson maksimalisht ballafaqimin final me Studentin.

Kualifikimi në ndeshjen e tretë ndaj Partizanit është konsideruar fat për Vllazninë, por për finale Kroqi thotë se nuk është më punë fati, sepse skuadra e tij e meriton të fitojë.Duke lënë pas emocionet dhe festen e kualifikimit, volejbollistët shkodranë kanë nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjet finale, ku sfida e parë, Studenti-Vllaznia do të luhet në pallatin e sporit këtë të premte në orën 18.00.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts