Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetK. bashkiak, miratohet nd/ekonomike

K. bashkiak, miratohet nd/ekonomike

-

Pas deshtimit për mungesë kuorumi, këshilli bashkiak i Shkodres rithirri në një mbledhje të dytë brenda ditës së premte të zgjedhurit vendore me qëllim që të kalohej pika e pare e rendit të ditës, ndihma ekonomike dhe paaftësia. Mbledhja në orët e vona solli në sallë këshilltarët që kishin munguar gjatë paradrekes, duke plotësuar numrin 26, aq sa nevojitej për të kaluar kjo pikë. Megjithatë këshilltarin Mustafa Lici e shqetësoi një tjetër fakt, që ndonëse edhe një pikë e vetme, administrata e bashkisë nuk duhet ta kishte anashkaluar, duke munguar tërësisht përfaqësuesit e saj. Kritike që nuk hezitoi ta thotë publikisht.

Pritet që në muajin Maj të zhvillohet mbledhja e radhës, ku do të futen ne rend dite edhe miratimi i buxhetit faktik si dhe rregullorja për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të strehimit në bashki, që nuk u shqyrtuan për shkak të dështimit të mbledhjes. Debat i hapur mbetet orari i zhvillimit të mbledhjeve, ku një pjesë e këshilltareve kërkojnë orarin pasdreke, e të tjerë janë kundër tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts