5 Maji, dita e dëshmoreve të atdheut si çdo vit në Shkoder nisi me aktivitetin përkujtimor në kinema “Millenium” ku krah veteranëve e familjareve të dëshmoreve, ishin të pranishëm edhe prefekti i Shkodres Paulin Radovani, deputeti Agron Çela me 10 kandidatët për deputet të LSI-se, ministri Ditmir Bushati etj. Fillimisht kryetari i organizatës së dëshmorëve rrethi Shkoder Berhan Bushati, kërkoi që në nisje të mbahet 1 minutë heshtje, për kryetarin e degës së Shkodres Vehbi Fishta i ndarë nga jeta pak javë më parë.
Në fjalën e tyre veteranët bashkë më nderimin e kësaj date përcollën edhe mesazhin e bashkimit.
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati duke shfrytëzuar momentin që po kalon vendi, zgjodhi që 5 Majin ta përdor për të apeluar që të ndahemi njëherë e mirë nga e kaluara dhe tranzicioni.
Më pas aktiviteti vijoi me interpretimet e nxënësve të shkollës “Dëshmorët e Prishtinës” me këngë e recitime kushtuar dëshmorëve të atdheut. Edhe këtë vit ra në sy që partia demokratike e Shkodres nuk e përkujtoi këtë datë, duke mos ju bashkuar asnjë aktiviteti.