Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetDemtohet 2 vjet pas rikonstruksionit

Demtohet 2 vjet pas rikonstruksionit

-

Demtimi i rruges në Malbardhe të Kurbinit ka lënë të izoluar dhjetra familje. Një rrugë e cila per ironi te fatit ka vetem 2 vite qw wshtw rikonstruktuar, por gjendja e saj sot flet mw shumw se fjalet. Ajo u planifikua për t’u bërë deri tek kisha e Shen Mhillit, por përvecse u la përgjysem edhe cilesia e punimeve le për të deshiruar. Në një segment të saj ajo është demtuar teresisht dhe me veshtiresi kalohet vetëm nga mjetet e larta. Për banoret një situatë e tillë është e papranueshme. Ata shprehen se fshati Malbardhe nuk e meriton një gjë të tillë, ndersa kërkojnë nga pushteti vendore që të nderhyje për rikonstruksionin e saj.

Cilesia e dobet e punimeve sa për fushata elektoralë po sjellë probleme në shumë rrugë të cilat demtohen vetëm pak kohë pas rikonstruksionit,  ç’ka do të thotë se taksat e qytetareve nuk dihet se ku përfundojne. Nderkohe mbetet për tu parë nese bashkia do të nderhyje për rikonstruksionin e rruges në këtë prag fushate elektorale ashtu sic tashme është bërë traditë në çdo qytet të vendit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts