Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetLulet, tradita e nje qyteti si Shkodra

Lulet, tradita e nje qyteti si Shkodra

-

I pagëzuar ndryshe si qytet i luleve, Shkodra ja ka kushtuar 6 Majin kësaj feste. Lulet shumëngjyreshe si: karajfili, mullaga, jasemini, lule bora, trëndafili etj janë karakteristike të këtij qyteti, që edhe sot ruan me fanatizëm kultivimin e tyre. Drita Mandi është një prej grave Shkodrane që ka përcjellë traditën e të parëve duke kultivuar në bahçen e saj lulet, e që në këtë 6 Maj ka zgjedhur që një pjesë të tyre t’i tregtojë për bashkëqytetaret e saj.

Interesi është i lartë thotë ajo, por më së shumti në ditë simbolike si 6 Maji, ato janë në epiqender të çdo festimi, apo kërkese të qytetareve.

Lulet janë pika e dobët e Shkodraneve dhe këtë e tregon edhe kjo zonjë, ndërsa zgjedh blerjen e një luleje që do të shtojë numrin e tyre në oborrin e saj.

Bahcet Shkodrane janë të njohura për lulet shumëngjyrëshe e plot aromë që i kanë dhënë këtij qyteti jo vetëm emrin, por edhe bukurinë e hijeshinë. Madje ato kanë shërbyer edhe si frymëzim për krijuesit, e sot Shkodra numëron plot 150 tekste këngësh për lulen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts