Tuesday, March 21, 2023
HomeAktualitet“Jemi si ne Afganistan”

“Jemi si ne Afganistan”

-

Ne mëshirë te kësaj çezme pranë ish-ndërmarrjes se konservave, qe nuk ka ujë me shume se 4 ore, janë për ujin e pishem mbi 300 familje qe banojnë ne mjediset ku dikur ngrihej ish-ndërmarrja e ndërtimit Shkodër, ne afërsi te Kirit. Edhe shpimet qe kane bere, nuk vlejnë pasi gjate verës Kiri shteron dhe, për pasoje, as puset nuk kane ujë.

Kjo zone filloi te banohej 26 vite me pare me familje te ardhura nga fshatrat e Dukagjinit. Banoret kujtojnë se pavarësisht gjithë këtyre viteve, akoma nuk e kane ndjere sado pak ndihmën e Bashkisë Shkodër për t’ua lehtësuar hallet e tyre.

Si kjo lagje janë te shumta ne periferi te qytetit te Shkodrës, qe janë quajtur ndryshe  zona informale. Por ndërsa janë hedhur disa hapa për legalizimin e tyre, sa i përket ndërtimit te infrastrukturës kane munguar dhe vazhdojnë te mungojnë projektet për këto zona, dhe as qe ka ndonjë studim mbi fondet qe nevojiten për urbanizimin e tyre !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,748FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts