Forumi Anti-Korrupsion për Qarkun e Shkodres.

0
7

Shoqerise civile ne nivelin lokal i krijohet nje tjeter mundesi për te qene me aktive ne luften kunder korrupsionit. Kjo me ngritjen e Forumit Lokal te Qeverisjes se  Mire dhe Anti-Korrupsionit ne shkalle Qarku. Pjese e këtij forumi janë edhe perfaqesues te institucioneve vendore. I gjithe veprimtaria zhvillohet nen drejtimin e Projektit PACKT – Partner se Bashku Kunder  Korrupsionit, qe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian ne Tirane. Perveç kontributit te shoqerise civile ne ketë drejtim, ftohen te përfshihen ne luften antikorrupsion edhe qytetaret me denoncimet e tyre për çdo rast, thekson drejtuesi i këtij projekti, Myftar Doçi.

Ne rolin ekspertit te luftes kunder korrupsionit, Doçi thote se nuk duhet te biem ne lojen e shifrave, por fakt eshte se kjo plage eshte prezente ne shoqerine tone, ndaj duhet luftuar nga te gjithe.

Perveç Qarkut te Shkodres, Forumi Lokal Antikorrupsion do te krijohet edhe ne 3 qarqet e tjera veri-lindore te vendit, ku përfshihen 15 bashki.