Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitetJo vetem historia e nje shkolle

Jo vetem historia e nje shkolle

-

Janë përmbledhur ne një libër 100 vite histori e shkollës se Ajasmes ,1917 – 2017 ! Është kjo nder 10 shkollat e para laike qe u hapen ne Shqipëri, firmosur nga Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, qe se bashku me Sali Nivicen morën pjese ne ceremoninë e përurimit te kësaj shkolle, duke përgëzuar edhe drejtorin e pare te saj, Musa Tabakun. Mësuesit Agron Kastrati dhe Blerina Dibra, qe kane përgatitur ketë botim dhe e promovuan ne bibliotekën “Marin Barleti”, sjellin detaje te shumta dhe interesante nga historia e kësaj shkolle.

Ne çdo flete te këtij botimi është dokumentuar ne mënyrë kronologjike i gjithë aktiviteti i kësaj shkolle, me drejtuesit e saj, mësuesit dhe brezat e nxënësve qe gjate 100 viteve nga bankat e saj nisen udhën e dijes. Një libër qe i kushtohet një shkolle, por ne te vërtetë është një pjese e historisë se Shkodrës.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts