Prefekti i Shkodres Paulin Radovani ka thirrur në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit vendore të qarkut, ku në fokus ishte lufta e shpallur ndaj kultivimit të bimeve narkotike. Pas udhëzimit të përbashkët për kanabisin nga Prokuroria, Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë dhe e Mjedisit, detyrat dhe përgjegjësitë për vendorët rriten. Por keta të fundit një nga shqetesimet kryesore që ngriten është pikërisht mungesa e hartave të pronësisë së tokës në shumë zona të qarkut, ç’ka bën që ushtrimi i kompetencave të jetë i komplikuar. Paralelisht disa fshatra në zonat malore janë pa kryepleq, pasi këto të fundit refuzojnë të marrin një detyre të tillë, pas proçedimeve që kanë patur paraardhësit e tyre. Kjo e ka bërë me konfuze punën dhe detyrat që ato kanë, duke kërkuar në këtë rast që policia të jetë më e kujdesshme në veprimet që ndermerr ndaj tyre. Por drejtori i policisë së qarkut Gjovalin Loka u ka kujtuar të pranishemve përgjegjesit dhe ka theksuar se vendorët duhet të japin informacione të detajuara për zonat që administrojnë, e jo të mjaftohen me të dhena te përgjithshme. Në dalje prefekti Paulin Radovani Radovani dhe numri dy i bashkisë Arben Gjuraj sqaruan diskutimet që u zhvilluan në tryezën e përbashkët.
Ky takim vjen pas atyre në Malësi të Madhe, Pukë dhe Vau Dejes. Qarku i Shkodres mbetet më problematiku sa i përket kultivimit të narkotikeve, duke kryesuar zona e Dukagjinit. Udhëzimi i fundit antikanabis ka si qëllim trajtimin e provave materiale të lëndëve narkotike dhe zbatimin e procedurës që nga sekuestrimi deri në asgjësimin e tyre, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen nga çdo supozim apo abuzim në administrimin e tyre. Ky udhëzim i publikuar në fletoren zyrtare synon të sigurojë një “zinxhir lëvizjeje të provave materiale” në përputhje me procedurën penale. Përdorimin në mënyrë sa më efikase të peshoreve të unifikuara dhe qeseve të provave të një sigurie të lartë, me një përdorim dhe me numër unik të shënuar mbi to. Gjithashtu siguron procesin e magazinimit, të lëndëve narkotike si edhe asgjësimin e sigurt të tyre. Ky udhëzim vjen pas shqetësimit të ngritur nga prokuroria se efektivët e policisë shkatërrojnë provat gjatë asgjësimit të lëndëve narkotike.