Ministri i ri i Brendshem, Dritan Demiraj i shoqeruar nga drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Haki Cako, ka zhvilluar nje takim ne drejtorine e policise se qarkut shkoder. Gjate takimeve me drejtuesit e larte te kesaj drejtorie, Gjovalin Loken, shefin e komisariatit Shullanin dhe strukturat e tjera vendore, Demiraj ka kerkuar zero tolerance per policet qe perfshihen ne aktivitetet politike. Ministri percolli prioritetet kryesore per nje proces zgjedhor te sigurt dhe te qete, luften pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, parandalim te perdorimit te parave te trafikimit te droges dhe blerjen e votes. Ai garantoi mbeshtetje maksimale per arritjen e misionit kushtetues te strukturave te policise se shtetit.
