Friday, April 26, 2024
HomeSportDorëhiqet trajneri Mark Kroqi

Dorëhiqet trajneri Mark Kroqi

-

 

Tronditet volejbolli shkodran. Vetem pak ditë pas fitimit të titullit kampion, sukses ky i arritur për herë të parë në historinë e volejbollit shkodran, trajneri i këtij ekipi Mark Kroqi ka dhënë dorëheqjen. Natyrisht që ky është një lajm aspak  mirë për sportin shkodran dhe kryesisht për ekipin kampion, në të cilin kontributi i ish volejbollistit të shquar shkodran Kroqi ishte padyshim i madh. Ndërkohë kur opinion sportive ishte në pritje të një tjetër suksesi me pjesëmarrjen në Kupat e Europës në volejboll në skenë del dorëheqja e trajnerit Kroqi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë trajneri shkodran, Mark Kroqi, i cili njëherazi mban edhe postin e drejtuesit të klubit shumësportesh Vllaznia.

“Mbas një ekperience të jashtëzakonshme e shumë impenjative në drejtim të ekipit të volejbollit të rritur të SK “Vllaznia” të mbushur plot me emocione, gëzime e nete pa gjumë, nerva e kërkesë të vazhdueshme për disiplinë sportive, si dhe pas sadisfaksionit të papërshkrueshëm që më ka sjellë fitorja për herë të parë në historië e volejbollit shkodran i Kampionatit Kombëtar, mora një vendim shumë të vështirë port ë domosdoshëm për mua, të largohem nga detyra e trajnerit të ekipit të të rriturve të Vllaznisë. Këtë vendim e  mora për shkak të impenjimeve të shumta dhe të pamumdësisë për ta ndjekur skuadrën me të njëjtin përkushtimsi më parë. Falenderoj djemtë e ekipit për punën e palodhur, Bashkinë, tifozërinë dhe familjen për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i pemtoj se megjithëse largohem nga drejtimi i ekipit do të qëndroj  përsëri afër tyre me të gjitha mundësitë e mija. Mbas konsultimesh me specialist të volejbollit shkodran vendosem që drejtimin e ekipit ta marrë Adrian Mikopula, ish volejbollist i shkëlqyer i viteve 80-90, fitues i dy kupave të republikes si sportiest dhe dy titujve kampion në volejboll për të rej si trajner”, shprehet në deklaraten për shtyp që trajneri Mark Kroqi ka shpërndarë për median.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts