Saturday, May 11, 2024
HomePolitikëShkoder, LSI filloi prezantimin e kandidaturave

Shkoder, LSI filloi prezantimin e kandidaturave

-

Me bashkine e Malësisë se Madhe nisi takimet elektorale për prezantimin e kandidateve për deputet, lëvizja socialiste për Integrim ne Qarkun e Shkodres. Mes qindra anetareve e simpatizantëve, deputeti Agron Çela i shoqeruar nga N/Kryetari i LSI-se Luan Rama, kandidatet Dritan Ylli, Edmond Ndou dhe Prefekti Paulin Radovani, prezantoi Ritvana Rrukajn, e cila do te jete zeri i malesoreve ne kuvendin e ri te Shqiperise, i dale nga zgjedhjet e 25 qershorit. Deputeti Agron Çela nuk e shmangu optimizmin se nga Malesia e Madhe nis rruga e fitores se LSI-se, pasi kjo force politike me programin e saj ka ditur te jete perhere prane qytetareve. “Mbeshtetja e rinise eshte fitorja jone, kjo eshte arritje për LSI-ne dhe për LRI-ne, kjo eshte parasegjithash arritje për elektoratin qe sa vjen dhe rritet për forcen tone politike. Ne jemi ketu qe te mbështesim Ridvanen,sepse besojme se Malesia e Madhe si asnjeher me pare do te votojne ne shumice për kandidaten tone. Ritvana Rrukaj eshte modeli i nje te reje bashkekohore, e përkushtuar ndaj komunitetit dhe e afte te marre pergjegjesi për te ndikuar ne ngritjen e cilesise se jeteses për te gjithe banoret e Malesise se Mblidhe, duke u paraprire me zerin e shqetësimeve te tyre ne Kuvendin e Shqiperise.   Ne si force politike do ti kushotjme vëmendje punësimit, ne veçanti te rinise. Ketë e kemi treguar edhe ne Malesi te Madhe, edhe ne Shkoder, edhe ne Vau Dejes, edhe ne Puke, edhe ne Fush Arrez, ndaj akoma me shume do te punojme bashkërisht me Ridvanen ne ketë drejtim.   Ne kemi te gjithe mundesite për te dale force e pare, dhe keto mundesi do te konkretizohen me 25 qershor”, duke filluar nga Malesia e Madhe, theksoi deputeti Agron Çela.

Ndersa Ritvana Rrukaj, Kryetare e deges se LRI-se, Kandidate LSI-se per deputete ne Malesi te Madhe, tha se kandidatura e saj eshte pritur me entuziazem jo vetem tek te rinjte dhe te rejat, por tek te gjithe qytetaret. “ Kjo mbështetje vjen ne radhe te pare për LSI-ne, e cila ka ditur qe te qendroje sa me prane njerëzve, halleve e shqetësimeve te tyre, ne ndryshim nga te tjeret qe u kane marr votat dhe nuk kane dashur te dine me për zgjedhesit. Une nuk do te jeme ne Kuvendin e Shqiperise zeri i rinise se Malësisë se Madhe, zeri i popullit fisnik te kesaj treve, e cila ne historine tone kombetare eshte kurore lavdie”, theksoi Rrukaj.

Nenkryetari i LSI-se, Luan Rama, duke pershendetur ne ketë takim,shprehu bindjen se fitorja e LSI-se me 25 qershor, do te filloje nga Malesia e Madhe, sepse eshte forca  politike qe ka treguar dhe tregon seriozitetin me maksimal për qytetaret dhe stabilitetin e vendit. Mes tjerash Rama theksoi:  “Rritja e LSI-se, siç del nga sondazhet qe bejne kundershtaret tane dhe jo ne, do te jete surpriza me e bukur qe do ta beje LSI-ne force e pare politike ne ketë vend.Jo thjeshte sepse ketë gje e duam ne, pore qytetaret shqiptare ne keto 27 vjet janë lodhur, natyrisht janë bezdisur dhe mërzitur nga nje politike qe, pavaresisht kush ka qene ne qeverisje, e majta apo e djathta, e djathta  apo e majta, me fund te fundit produkti ka qene konflikti politik,ka qene kriza dhe kostoja gjithnje ne rritje qe ky konflikt dhe kjo krize kane sjelle ne jeten e qytetareve shqiptare. Ne kemi ndikuar, kemi bere presion dhe pikerisht fale presionit te madh qe beri Ilir Meta dhe LSI, u be e mundur qe qeveria te beje çadren dhe çadra te beje qeverine, u be e mundur qe te uleshin PS e PD ne dialog për te rikthyer te pakten e aspektin ligjor formal, por edhe real politik, normalitetin për zhvillimi e zgjedhjeve. Jemi pra ne ketë realitet qe imponoi LSI ! Ata dy te “vjetrit” janë bashkuar dhe kane nje nje arsye qe janë bere bashke:frika nga LSI prandaj janë  bashke sepse e ndjejne rritjen, ndjejne forcen,ndjejne vrullin, ndjejne angazhimin dhe ndjejne suksesin e LSI-se, e cila do ti shohe kandidatet apo rivalet e tjere ne gare nga vendi i pare. Jo vetem LSI, LRI dhe LGI ne Malesi te Madhe, por te gjithe qytetaret e Malësisë se Madhe,ketë radhe nuk do ta humbasin shansin, por do te bashkohen ne LSI-ne qe afron nje shans për ta dhe nje shans për Shqiperine. Dy te tjeret janë nje shans i djegur. E kush do te bashkonte shansin e vet me te djegurit apo me te humburit ?! Prandaj me LSI-ne force e pare, Shqiperia Europiane ashtu siç enderrojne ata qe duan stabilitetin, prosperitetin, qe duan te miren, mbi te gjitha qe duan nje te ardhme te sigurt për familjet e tyre. Prandaj duke filluar nga Qarku  i Shkodres,  me Agron Çelen, ne krye te listes,me Dritan Yllin, me Ritvana Rrukajn e gjithe kandidatet e tjere, le ta bejme LSI-ne force e pare, le ta bejme LSI-ne qe te qeverise Shqiperine, ndryshe nga kriza, konflikti dhe bataku ku e kane qeverisur te tjeret”.

Ne ketë takim folen edhe Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani, Kryetari i Deges se LSI-se, Sytki Ndrecaj e shume te tjere, te cilet shprehen bindjen se me nje përkushtim masiv te gjithe anetareve te LSI-se dhe te zgjedhurve te saj, eshte plotësisht e mundur qe LSI te dale force e pare politike ne Qarkun e Shkodres, pasi mbështetja elektorale eshte e fuqishme ne te gjitha njesite vendore.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts