“Tashme eshte kthyer ne tradite qe me perfundimin e proçesit mesimor, klasa e pare organizon Festen e Abetares. I tille ishte edhe koncerti festiv i zhvilluar ne sallen “Gjon Kapidani”, prane shkolles se mesme artistike “Prenke Jakova”. Nxenesit e klases se pare kenduan kenge te larmishme shqiptare, recituan poezi nga repertori i moshes se tyre, luajten me instrumentat e violines, pianos e kitares, pjese te zgjedhura nga muzika klasike e huaj etj. Jane te vegjel, por kane nje bote te madhe.
Ndryshe nga heret e tjera, kete vit, Festa e Abetares erdhi me mjaft risi qe nga menyra e organizimit, angazhimit te nje numri me te zgjeruar te pjesmarresve te vegjel, perzgjedhjes dhe nderthurjes me mjaft finese se lendes artistike, e deri tek intervalet dhe intermexot e herpashershme. Gjithçka e bukur!