Tuesday, March 19, 2024
HomeAktualitetGarojne ne Shkoder por pa te drejte vote

Garojne ne Shkoder por pa te drejte vote

-

 

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017, do të mbahen mend për risitë që ato sollen, si nga marreveshjet që prodhuan, ashtu edhe për modelin e fushatës elektorale që partitë politike zhvilluan. Qarku i Shkodres është një prej tyre, i cili vjen me risi edhe sa i përket përzgjedhjes së kandidateve për deputet, ku nga lista prej 18 partive që garojnë bie në sy një fakt interesant për kryesuesit e tyre. 9 prej kandidateve megjithëse për javë me radhë ju kërkuan votën Shkodranëve, ata nuk kanë të drejtë të votojnë veten e tyre, pasi nuk janë banues në Shkoder dhe emri i tyre figuron në Tiranë, Lezhë, madje edhe në Finiq të Vlores dhe Lushnje. Mes tyre spikat Ditmir Bushati që kryeson listën e socialisteve Shkodrane, i cili votën në 25 qershor do të duhet ta hedh në Tiranë, në njësinë bashkiake nr 5. Ai për jave të tëra tentoi të bindë qytetaret e Shkodres ta votojnë si të parin e listës, vete atë ditë do të duhet të zgjedh deputetin që do ta përfaqësojë në një tjetër qark siç është kryeqyteti. Të njëjtën destinacion drejt Tiranes duhet të ndjekë edhe kryesuesi i PDIU Sait Fishta që votën e tij duhet ta hedhë në njësinë 7, për të zgjedhur deputetin që do ta përfaqesojë. Minoriteti etnik grek për të ardhmen ka zgjedhur Ervis Peçin i cili duhet që votën e tij ta hedh në Finiq të Vlorës, nderkohe partia bashkimi demokristian me kandidatin Paulin Kolndreu duhet të votojë në Lezhë. Një risi por edhe çudi pasi në këtë mënyrë votuesit e një qarku të madh si Shkodra, marrin si shpërblim nga listat e mbyllura të kryetareve të partive emra kandidatesh që as veten nuk kanë të drejtë ta zgjedhin në një ditë të rëndësishme sic është ajo e votimeve.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts