Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetUshtria pastron Shengjin – Kune

Ushtria pastron Shengjin – Kune

-

 

Koçi: Qytetaret dhe pushteti vendor te kontribuojne ne kete nisem

 

 

Forcat e ushtrisë janë zhvendosur me aksionet e tyre për pastrimin e zonave turistike në rrethin e Lezhës. Ndërhyrja e Forcave të Armatosura u përqëndrua në aksin rrugor Shëngjin-Kune si dhe në pastrimin e mbeturinave që kishin mbuluar brezin e rërës përgjatë bregdetit. I pranishëm gjatë aksionit ishte dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve dhe pushtetit vendor që të ndërgjesohen për mbajtjen pastër të mjedisit.

 

Pjesë e pastrimit të bregdetit të Shëngjinit janë bërë dhe të rinjtë e lëvizjes “Të pastrojmë Shqipërinë”, të cilët ndërhynë në zonat që kanë qenë jashtë vëmendjes gjatë këtij sezoni turistik. Në zonën turistike të Shëngjinit janë larguar tonelata mbeturinash, ndërsa bëhet e ditur se aksioni i Forcave të Armatosura do të vijojë për disa ditë. Qëllimi kryesor i nismës është ndërgjegjesimi i qytetareve për mbajtjen pastër të mjedisit dhe institucioneve që të kryejnë detyrimet që kanë mbi territorin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts