Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitetFamullitari i Shkodres Dom Artur Jaku, status ne Facebook ne mbrotje te...

Famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku, status ne Facebook ne mbrotje te punetoreve te FG Shoes te cilet kerkojne te drejtat e tyre.

-

Famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku ka zgjedhur Facebook per te shprehur indinjaten e tij per menyren se si jane trajtuar punetorete FG Shoes te cilet kerkojne te drejtat e tyre. Me poshte statusi i plote i tij.

Dinjiteti i punëtorëve dhe respektimi i të drejtave të tyre

Në një vend si Shqipëria ku hallet nuk kanë të sosur, duket se e keqja nuk ka prekur akoma fundin e saj. Ka vite që flitet për abuzime ndaj punëtorëve, duke filluar nga rrogat, te oraret e punës, e deri te kërcënimet me largim nga puna. Rastet që janë bërë publike nga media së fundmi, janë vetëm abc-ja e një alfabeti të gjatë, që nuk dihet ku përfundon.
Kodi i Punës përcakton përgjegjësitë e punëdhënësit, që nga përgjegjësia për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet profesionale, te përcaktimi i rregullave të sigurimit teknik, e deri tek punët që kryhen mes orës 19:00- deri në 22:00 që duhet të kenë pagë shtesë, pushimin javor, pushim në ditët e festave zyrtare ose shtesë page në masën mbi 25%, shtesë page për orët shtesë të punës, krijimin e lehtësive për gratë shtatëzëna ose ato me fëmijë të vegjël.
Edhe kur një kompani shpall paaftësinë paguese, të parët që shlyhen janë punëmarrësit, pra Kodi përcakton që “detyrimet e punëdhënësit ndaj punëmarrësve kanë përparësi ndaj të gjitha detyrimeve të tjera”. 
Madje, Neni 120 i Kodit të punës, thotë se “në rast të pagesës së pagës me vonesë, përqindja vjetore e interesit në rast vonese është jo më pak se 10 për qind e shumës së papaguar dhe në të gjitha rastet jo më pak se 150 për qind e inflacionit gjatë periudhës së vonesës”. 
Në vendin tonë, po ju them, nuk jam fort i sigurtë nëse vetë shteti e respketon këtë kod, por privati, jo e jo. Në fushata elektorale, kam parë eksponentë politikë që vizitonin kompani e fabrika- për fat të keq nuk i shoh më në krah punëtorëve punëmarrës sic i pashë në krah të punëdhënësve sipërmarrës. Lind pyetja, pse? Ku janë ata sot, kur elektorati i tyre nëpërkëmbet? Ose, kur qytetarët e vendit nëpërkëmben? Pse nuk merren masa, ndër vite nuk merren masa për abuzuesit dhe deri kur?
Për të gjithë ato që kanë për detyrë të garantojnë zbatimin e ligjit dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut, Doktrina Shoqërore e Kishës na kujton që “dinjiteti i personit njerëzor është trashendent por mbrohet edhe nga sistemi juridik”.
Për një pagë të drejtë, të drejtën për pushim, të drejtën që të mbrohet personaliteti i tyre në vend të punës pa e dhunuar ndërgjegjën apo dinjitetin e tyre, të drejtën per pension, sëmundje etj. Fatkeqesisht sicc pohojnë dukuritë e trishtueshme të punës së nënpaguar, pa mbrojtje ligjore apo që nuk përfaqësohet si duhet aty ku merren vendimet.
Katekizmi i Kishës Katolike në nr. 2434 thotë: “Paga e drejtë është fryti i ligjshem i punës”

Ndërsa në Shkrimin Shejtë saktësisht në letrën drejtuar Jakobit thuhet “Ja! Paga që u hahet punëtorëve që u korrën arat, bërtet dhe – ofshama e korrëtarëve arriti në veshët e Zotërisë së Ushtrive”! (Jak 5,4).

Prandaj bën një padrejtësi të madhe, ai që nuk pranon ta japë apo që nuk e jep atë në kohën e duhur dhe në përpjestim të drejtë me punën e bërë.
Kur institucionet përkatëse nuk e bëjnë punën e tyre, kur punëdhënësi nuk merr parasysh kërkesat e punëtorëve, atëherë e drejta për protestë dhe për grevë bëhet detyrë.

Një apel i fortë shkon edhe për sindikatat e punëtorëve nëse ekzistojnë që të jenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtave të punëtorëve. Ju kujtoj që duke ndjekur qëllimin e tyre specifik në shërbim të së mirës së përbashkët, janë faktor konstruktiv për rendin shoqëror.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts